Çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar 20 vite pasi aktori i njohur iu ul në gjunj këngëtares.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ceremonia u zhvillua të shtunën më 16 korrik larg kamerave.

 

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vendosur të bashkojnë jetën e tyre përgjithmonë në fshehtësi të plotë në Las Vegas.

 

Çifti u fejua pak kohë më parë kur Affleck i dhuroi të dashurës së tij një unazë mahnitëse.

 

 

Për dasmën e tyre në Las Vegas, të dy u veshën në të bardha, Ben Affleck zgjodhi një kostum të bardhë dhe Jennifer Lopez një fustan nuseje mahnitëse.

 

Fustani i nusërisë që zgjodhi Jennifer Lopez ishte prej dantelle, me mëngë të gjata dhe bust korse.

 

Pamjes prej nuseje nuk mund ti mungonte velloja e gjatë.

 

Fustani i dytë i nusërisa, sipas mediave të huaja thuhet se ishte një fustan vintage të cilin e ka ruajtur nga një prej filave të shumë viteve më parë.

 

Pas dasmës Jennifer publikoi disa pamje në Instagramin e saj nëpërmjet të cilave konfirmoi edhe martesën.

 

“Pikërisht ajo që donim. Mbrëmë fluturuam në Vegas, qëndruam në radhë për leje me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim në kryeqytetin e dasmave të botës. Pas nesh dy burra u kapën nga krahu. Para nesh, një çift i ri që bëri tre orë me makinë nga Victorville për ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre, ne të gjithë donim të njëjtën gjë, të njiheshin nga bota si partnerë dhe t’i shpallnim botës dashurinë tonë përmes një ceremonie pothuajse universale. Dashuria është e bukur. Edhe rezulton se dashuria është e durueshme. 20 vjet durim”.– shkruajti këngëtarja në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *