Jennifer Lawrence e ka përshkruan si të tmerrshme ditën e saj të dasmës.

Aktorja e “No Hard Feelings” u martua me Cooke Maroney në vitin 2019 dhe pranoi se në ditën e kurorëzimit ishte në stres të vazhdueshëm. Kjo për shkak se ajo kaloi aq shumë kohë duke u shqetësuar për rehatinë dhe kënaqësinë e të ftuarve të saj, saqë nuk arriti të pushonte dhe të kënaqej.

 “Është kaq stresuese. Nuk argëtoheni. Nuk do ta harroj kurrë se sa e trembur isha nga ftohja e të ftuarve. Miqtë e mi më thanë se askush nuk u ftoh, por ishin gënjeshtra”.

Aktorja 33-vjeçare, deklaroi se ka “urdhëruar” mikun dhe bashkëpunëtorin e saj, Robert De Niro, me të cilin ka punuar në filmat Silver Linings Playbook, Joy dhe American Hustle, që gjatë darkës kthehet në shtëpi, sepse ishte i bindur se nuk donte të ishte aty.

 “Vështrova Bobin, i cili nuk njihte askënd dhe po endej rreth e rrotull dhe menjëherë mendova: Jo, nuk është kjo ajo që ai dëshiron të bëjë. Nuk e dua këtu. Kështu shkova atje dhe i pëshpërita, i thashë: “Shko në shtëpi” dhe ai u tregua i këndshëm, bisedoi me prindërit e mi dhe ishte i sjellshëm, por unë i thashë se mund të largohej. Pasi u largua, ndjeva një lehtësim të madh”.

Dasma priti 150 të ftuar, duke përfshirë Adele, Amy Schumer, Cameron Diaz, Benji dhe Joel Madden, Nicole Richie dhe Kris Jenner, teksa festimet vazhduan deri në orën 5:30 të mëngjesit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *