E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Showbiz

Jennifer Aniston mbretëresha e re e Instagramit

Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka hapur një llogari Instagrami, Jennifer numëron gati 19 milionë ndjekës. Dhe në rastin e saj, sekreti nuk janë fotot e bukura e ‘fashion’, por thjeshtësia, postimet me humor dhe ironia e saj.

Fotoja e fundit e aktores është pikërisht një prej atyre që të gjitha i kemi në celular, por nuk do të guxonim t’i postonim.

Pa pikë grimi, me flokë të mbledhur e rrënjë të thinjura (edhe pse flokët janë një nga pikat e saj të forta), fakti që postoi këtë foto, nuk e bën 50-vjeçaren më pak ‘Queen’ siç e quan Selena Gomez në një koment.

Si të gjitha ne, edhe Jennifer Aniston ka ditë të tilla në jetën e saj. Dhe nëse ka komente negative…Kujt i bëhet vonë?/LIVING

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë