E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux në luftë xhelozie!

Thuhet se Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë në mes të një sherri të tmerrshëm. Mesa duket, Justin është i pushtuar nga xhelozia, si pasojë e pranimit të telefonatave të Brad Pitt nga Jennifer. Ajo nga ana tjetër justifikohet me faktin se thjesht dëshironte të tregonte mbështetje e ta ndihmonte ish bashkëshortin e saj të merrte veten sa më shpejt nga divorci me Angelina Jolie.

Sidoqoftë raportime të tjera bëjnë të ditur se edhe Jennifer është gjithashtu shumë xheloze. Justin më herët ka publikuar një foto në Instagramin e tij, së bashku me modelen Sofia Boutella, që duket se është shfaqur më e afërt se ç’duhet. Ai e fshihu foton por Sofia e ka mbajtur ende në profilin e saj dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Jennifer. Për të, kjo është thjesht e tepërt! Por, pavarësisht këtyre thashethemeve, të gjithë shpresojmë që situata e çiftit të jetë realisht shumë më e qetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë