Dashi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të shtunë, natyra juaj pioniere dhe luftarake do të rritet në një mënyrë sa të dukshme aq edhe inponuese. Sigurisht, nuk është gjithmonë e lehtë të punosh në ide dhe projekte novatore në të cilat të tjerët nuk u besojnë, por ti je një luftëtar. Yjet do të shpërblejnë forcën dhe guximin tuaj.

Demi:

E shtuna do të jetë e rëndësishme që ju të gjeni një ekuilibër të mirë psikofizik. Kushdo që është ndjerë i dekurajuar për ditë të tëra, duhet të rifitojë dëshirën për t’u argëtuar. Në planin e punës do të duhet të përballeni me një ndryshim rrënjësor. Do të jenë të shumtë ata që do të fillojnë të pyesin veten nëse ia vlen të çohen përpara të njëjtat projekte. Rilindja do të kushtojë shtrenjtë, por në fund do t’ju japë një jetë më të lumtur.

Binjakët:

Duke nisur me të shtunën, duket të jetë një fundjavë disi e lodhshme kjo që po afron. Për fat, tani e tutje ndjenjat do të jenë në gjendje të fitojnë përsëri në jetën tuaj, por ju do të duhet të bëni pjesën tuaj dhe të filloni të besoni përsëri në dashuri. Nëse dëshironi të bëni zgjedhje në sferën e dashurisë, duhet të veproni jo më vonë se data 11 mars.

Gaforrja:

Nuk duhet të humbisni synimet e tanishme dhe të ardhshme, por kjo po ndodh sepse jeni të fokusuar në të kaluarën. Më e keqja është tani pas jush: shumë gjëra kanë ndryshuar. Për më tepër, sa më shumë t’i afroheni mesit të vitit 2024, aq më shumë forcë do të fitoni. Vetëm ditët e para të prillit mund të sjellin konflikte dhe vështirësi të reja. Mes marsit dhe majit do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm pune.

Luani:

Ditë të ndrydhura duken të jenë përpara në dashuri dhe familje. Nuk duhet domosdoshmërisht të përjetoni një krizë, por ndoshta jeni të shqetësuar për një person të dashur. Jupiteri disonant deri në fund të majit sugjeron kujdes në të gjitha marrëdhëniet; sentimentale, familjare dhe profesionale. Mosmarrëveshje të vogla janë të mundshme.

Virgjëresha:

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë të shtunë do t’ju duhet të vazhdoni me Diellin dhe Mërkurin që është në kah të kundërt me shenjën tuaj. Si pasojë, mund ta gjeni veten me një mosmarrëveshje të hapur në punë. Nuk do të jetë ndonjë bllokim i madj, por një vonesë e bezdisshme. Ndoshta do të jeni ju që vendosni të shtyni një zgjedhje. Kujdes nga lodhja.

Peshorja:

Ka ardhur koha për të punuar që të përpiqeni të qetësoni këtë ndjenjë irritimi dhe nervozizmi që ju mundon prej disa kohësh. Për fat, marsi do të jetë një muaj më i mirë në krahasim me shkurtin: do të mësoni të shprehni atë që ndjeni dhe nuk do ta mbani më zemërimin brenda. Në dashuri duhet të përpiqeni të lini pas disa shqetësime të vogla të përjetuara.

Akrepi:

Këtë të shtunë dhe ditët në vijim do të rritet nevoja për të rifituar ekuilibrin në dashuri. Për fat, nga data 11, Venusi do të jetë në anën tuaj: do të filloni të silleni në mënyrë më të kuptueshme dhe të durueshme ndaj të tjerëve. Jini të kujdesshëm, veçanërisht kur zemëroheni. Mos merrni ende vendime radikale: prisni disa ditë dhe do të vini re përmirësime të rëndësishme.

Shigjetari:

Nga kjo e shtunë duhet ta konsideroni seriozisht personin që keni në krah. Nëse është dikush që është shumë dembel, një qejfli divani, apo thjesht një pesimist, më mirë të vazhdoni përpara! Keni nevojë për stimulim të vazhdueshëm dhe njerëz me iniciativë pranë jush sepse vetëm kështu mund të ndiheni mirë. Ju pret një fundjavë veçanërisht intriguese.

Bricjapi:

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të shtunë do të gjeni më shumë qetësi dhe më shumë qartësi të brendshme. Dikush mund të ndihet papritur i tërhequr nga një person i caktuar, dikush tjetër mund të gjejë “telat” me një flakë të vjetër. Ditë e dobishme për kontakte dhe telefonata.

Ujori:

Kjo e shtunë i hap rrugën ditëve elektrizuese. Ata që kanë biznes të pavarur mund të marrin oferta speciale. Tani e tutje do të duhet të filloni të bëni zgjedhje vendimtare për të ardhmen. Kundër do të jetë vetëm Jupiteri: tregohuni të kujdesshëm me financat, mbani një sy në afatet, llogaritë në pritje, faturat.

Peshqit:

Këtë ditë të parë të javës do të rritet fort dëshira për të përjetuar emocione të veçanta që nuk i keni ndjerë prej kohësh. Kohët e fundit jeni ndjerë shumë të brishtë dhe të zemëruar. Edhe kur u përpoqët ta maskonit, ata që ju duan e kuptuan. Në ditët në vijim do të jetë e mundur të krijoni miqësi të reja romantike. Kujdes vetëm me Virgjëreshën, Luanin apo Dashin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *