Pas një dushi të gjatë apo mbajtjes së duarve në ujë për një kohë të gjatë të gjithë e kemi vënë re se gishtërinjtë rrudhosen dhe duken sikur të njerëzve në moshë.

 

Por, a keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo?

 

Më lidhje me një fenomen të tillë për dekada të tëra shkencëtarët kanë besuar se ky reaksion është shkaktuar nga epiderma shtresa e jashtme e lëkurës e cila absorbon ujë përreth saj.

 

Sidoqoftë, në vitin 1935 një grup shkencëtarësh të cilët kishin kryer testime të shumta laboratorike kishin zbuluar se ky reaksion nuk ndodhej kur dëmtohej ndonjë nerv në gishtërinj. Ata kishin rënë në përfundim se rrudhat ishin vetëm reaksion i sistemit autonomik nervor të trupit.

 

Në fakt, neurologët sugjerojnë se shfaqja e rrudhave mund të ketë edhe funksion evolucionar: ata mund të ndihmojnë që gishtat të mos ju rrëshqasin kur kapni sipërfaqe të lagura

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *