Të lindurit në muajin tetor kanë shumë karakteristika positive, ato janë të qetë, optimist, të drejtë, misteriozë dhe ëndërrimtarë. Këta njerëz përmbledhin karakteristikat më të mira të peshores dhe akrepit, por Living do të përmbledhë më poshtë disa fakte interesante për bebet e tetorit.

 

Bebet e tetorit do të rriten për të qenë sportistë të mirë, kjo për faktin e vitaminës D, të cilën nënat shtatzënë gjatë verës e kanë marrë me shumicë. Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave dhe muskujve, lexoni më shumë në këtë link për të.

 

Lulja e muajit të tyre është Calendula

Të drejtuar nga planeti Venus, të lindurit në muajin tetor janë romantikë dhe do të bënin gjithçka për dashurinë.

Janë të vendosur dhe të orientuar drejt biznesit !

Guri i tyre është opali

Është guri i çmuar më misterioz e më joshës. Fjala “opal” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “të shohësh një ndryshim”. Opali gjendet në disa forma dhe ngjyra dhe përbërja e tij minerale ndryshon në varësi të mjedisit gjeologjik ku është formuar. Opali konsiderohet si guri më me vlerë për 14-vjetorin e martesës, si dhe për muajin tetor. Të lindurit në tetor njihen si njerëz entuziastë, që pëlqejnë festat dhe kanë personalitet të larmishëm.

 

Gurët alternativë: turmaline, kuarci i kuq, topazi, berili, rubini

Njerëzit që lindin në tetor priren të jetojnë mbi 100 vite, kjo e vërtetuar shkencërisht, me statistika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *