E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Lifestyle

Jeni apo jo të pasur? Fytyra zbulon gjithçka

Ilustrim · Vizion Plus

Fytyra jonë është një ndër pjesët e trupit që tregon shumë në lidhje me atë çfarë jemi ne në të vërtetë. Shumë njerëz mund të na tregojnë se jeni të varfër apo të pasur me vetëm një shikim drejt juve.

 

Sipas një studimi të realizuar nga studiuesit në Toronto kanë gjet se të tjerët vërtetë, mund t’i thonë një burri ose gruaje se si jeton, thjeshtë duke e parë në fytyrë, madje pa asnjë shprehje tuajën.

 

“Me kalimin e kohës fytyra juaj reflekton në vazhdimësi dhe e shfaqë atë që e keni përbrenda”, ka thënë Nicholas, bashkëpjesëmarrës në studim.

 

“Edhe në rastet se nuk po shfaqin diçka nga brenda, gërmadhat e emocioneve janë aty”, ka shtuar ai.

 

Konstatimi është arrit duke përdorur dy grupe studentësh. Të parët ishin ata që kanë të ardhura vjetore familjare  nën 60 mijë dollar e që llogaritën të varfër dhe ata me të ardhura me mbi 100 mijë dollarë të pasur.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh