Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka takuar këtë të premte disa fermerë në Lushnjë, ku kanë treguar problemet me të cilat përballen në këto ditë të vështira pandemie.

Ai e konsideroi bujqësinë si një nga sektorët që nuk ka marrë asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, megjithëse, siç theksoi Salianji në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona.

“Qeveria nuk flet për sektorin bujqësor. Bujqësia është në gjendje të mjerueshme në të gjithë vendin.  Ne kërkojmë që të kthehet vëmendja tek fermerët dhe sektori bujqësor, që është një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit”.

Gjatë një  bashkëbisedimi, fermerët thanë se të gjithë ishin me kredi dhe ishin zhytur në borxhe edhe më shumë këto dy muaj.

“Nafta është shumë e shtrenjtë dhe e paguajmë njësoj si karburantin e makinës së Edi Ramës. Qeveria nuk ka fare në listë. Nuk na ka as për gjë, rrojmë apo nuk rrojmë. Nuk marrin subvencion. Ka nxjerrë policët, ka bllokuar tregjet që fermerët të mos dalin e të shesin”, thanë fermerët.

Salinaji tha se ekonominë e kontrollojnë 2 ose 3 oligarkë, ndersa 3 milionë shqiptarë vuajnë.

“U jep naftën, edhe portet, ndërtimin, shpërndarjen, magazinimin. Shqipëria punon për 10 vetë, ndërkohë që 3 milionë të tjerë vuajnë. Në çdo sektor thonë që Rama është bërë më keq se virusi. Ata tremben më shumë nga katastrofa Rama, sesa nga virusi i koronës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *