Subscribe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë në një intervistë për “Reuters” se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, por se vendi i tij është i përgatitur për këtë. Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës janë rritur sërish, pasi Kosova kërkoi vendosjen e reciprocitetit për targat për serbët.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia, pasi përkeqësimi i marrëdhënieve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur. Nuk duhet të përjashtojmë, që këto politika agresive të Beogradit mund të kthehen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën. Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar.

 

Kurti nuk përcaktoi një formë apo kohë sulmi por tha se do të ishte e papërgjegjshme që kjo mundësi të përjashtohej sidomos në këtë kohë.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja.

 

Kurti përsëriti se pas veprimeve agresive të Serbisë qëndron Rusia, e cila nuk e njeh Kosovën dhe kërkon përhapjen e konflikteve në Europë.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Presidenti rus është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes të përhapte luftën, sepse dëshiron të normalizojë luftën. Nga ana tjetër, Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht synimit të saj për t’u bashkuar me BE-në dhe për të harmonizuar politikën e jashtme me bllokun.

 

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen më 18 gusht në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve edhe pse shpresat janë të pakta për një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *