Subscribe

 

Ministri i Jashtëm Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë shpjegime dhe detaje gjatë interpelancës në Parlament, në lidhje me vizitën dyditore të pak ditëve më parë të Presidentit turk Erdogan në Greqi.

 

Sipas kryediplomatit grek takimi historik ndikoi pozitivisht në përmirësimin e marrëdhënieve dhe është një hap më pranë bashkëpunimit.

 

Ai nënvizoi se duhen bërë bisedime dhe me fqinjin më të vështirë, duhet përdorur diplomacinë.

 

“Dua t’ju them se për Ministrinë e Jashtme sot dhe për mua personalisht, lloji i problemeve që kemi me Turqinë është i ndryshëm nga me Shkupin dhe Shqipëria. Me Shkupin dhe Shqipërinë kemi probleme të mosmarrëveshjeve kulturore, të emrit dhe kështu me radhë. Kemi probleme të identitetit, të perceptimit historik, por nuk kemi probleme gjeopolitike apo gjeostrategjike, edhe nëse shfaqen me irredentizmin e tyre. Ata praktikisht  nuk janë në pozitën për të bërë irredentizëm, madje as qarqet më ekstreme irredentiste. Me Turqinë kemi problem gjeopolitik, problem gjeostrategjik, të cilin duhet ta trajtojmë.”

 

Ministri Kotzias për të treguar se Greqia është e hapur për bisedime me fqinj, iu referua periudhës së diktaturës së Enver Hoxhës.

 

 “Nuk mund të jemi vende fqinje dhe të mos flasim. Kjo politikë e izolimit, siç thashë, është politika që korrespondon me epokën e Enver Hoxhës në Shqipëri “Unë nuk po flas me askënd, nuk merrem vesh me askënd, por vetëm me dikë që më pëlqen”. Por në rast se nuk na pëlqen dikush? Të vetmuar mund të jemi në jetën tone personale, por jo në politikën e jashtme. Në politikën e jashtme duhet të bëjmë aleanca, përkrahje dhe të promovojmë pozicionin tonë.”

 

Vizita e një jave më parë e Erdogan ne Athine erdhi pas një mungese 65 vjeçare të një presidenti turk në Greqi, duke u konsideruar kështu si historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *