E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Jemi të bashkuar”, Bardhi: PD është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë

Gazment Bardhi dhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike  kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Bardhi tha gjatë fjalës së tij se PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

Më tej ai shtoi se kjo qeveri në vend që të rriste pensionet, paratë e mbledhura nga rritja e pagës minimale, i çoi për projektin e Portit të Durrësit.

“Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuam, për tu përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë. Jo sepse PD duhet të jetë në pushtet por se është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.
Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Në vend të rrisnin pensionet i cuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.

Vazhdo të lexosh