Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se...

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3...

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen ministrat

Dita e 51-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë...

“Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen’ pas humbjes me Spanjën:...

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës,...

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën! Vështirësi në...

Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim

“Jemi SPAK, duhet të vish me ne”, zbardhet dëshmia e biznesmenit:  Përdorën sirena policie, më kërcënuan se do më vrisnin familjen

22 Dhjetor 18:22

Këto janë fotografitë e momentit të rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, që sipas Prokurorisë së Posacme u mor peng me urdhër të Ergys Agasit pasi ai nuk po tërhiqej nga ankimimi që kishte bërë për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Nga dosja hetimore, SPAK pretendon se ky është momenti që tregon se në 12 gusht të këtij viti, në orën 10:41 në një automjet Range Rover të zi futet një person i ngjashëm me Gerond Meçen. Personat që SPAK thotë se do ta rrëmbenin sipërmarrësin, mbajnë të veshur uniformën e policisë, të agjentëve të BKH-së dhe kanë vendosur maskë.Ata i janë afruar Meçes nën këtë cilësi, diçka që vetë sipërmarrësi e ka rrëfyer në prokurorinë e posaçme me datë 22 shtator.

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”. Ka dëgjuar që shoferi, i cili ishte me maskë, i flet personit të parë duke kërkuar që të merrte dy çantat e Gerondit nga bagazhi i makinës. Ky merr çantat e i fut në makinë. Pasi futen brenda, deklaruesi i ka pyetur: “Keni ndonjë letër, ju lutem ma jepni?” Personi i parë që ishte në vendin e pasagjerit para, i thotë “je arrestuar” dhe i thotë personit të dytë (në të djathtën e Gerondit) t’i vërë prangat. Në momentin që po vinin prangat deklaruesi u thotë “o çuna unë nuk jam kriminel”. Personi i dytë thotë “Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!”, ndërkohë që shoferi u thotë vërini kapuçin”, thuhet në dosje. 

Për organin e akuzës Gerond Meçe ka deklaruar se është kërcënuar me armë në kokë për tu tërhequr nga ankimimi në Gjykatën Administrative.

“Personi i parë (pasagjeri para) i ka kërkuar passëord-in e telefonit. Gerondi i thotë që do t’ia japë në komisariat. Personi i tretë filloi të ushtronte forcë te pranga duke i shtrënguar, pas refuzimit për t ‘i dhënë passëord-in. Ata i thonë “Ta tregojmë ne, e dime ne çfarë je ti, hajdut je ti”. Personi i parë thotë: “Po të kërkojmë të bashkëpunosh jo si me passëord-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë”, thueht më tej në dosjen e SPAK. 

Spak thotë se përpara se ta linin të lirë, pas rreth 2 orësh, biznesmeni u kërcënua se do të humbte anëtarët e familjes.

“Gjatë rrugës kanë përdorur sirenën e policisë për të parakaluar. Në momentin që po e linin shoferi i thotë: “Nuk dua probleme nga ti, nuk dua denoncime nga ti, në të kundërt do të të vrasim ty. Grua, motër, nënë se babë nuk ke ti”, thuhet në dosje. 

Dyshimet janë që dy biznesmenët e shpallur në kërkim disa ditë më parë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Në dosjen hetimore Prokuroria e Posaçme thotë se Ergys Agasi ka zhvilluar disa takime me drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ata duken në një ambient të mbyllur të fiksuar nga një kamer e fshehtë që sipas hetimeve e kishte vendosur vetë Ergys Agasi. Në një nga bisedat që ai zhvillon së bashku me biznesmenin tjetër, Ermal Beqiri, Agasi i thotë se projekti bën dy milionë, ne do ta bëjmë 4.

Kjo nënkupton sipas Spak se bisedat i referoheshin fryrjes së kostove në procedurat e tenderimit./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
biznesmeni BKH Pengmarrje SPAK

Nga e njëjta kategori

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre personave, autori hodhi armën e zjarrit dhe u largua

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona (EMRAT)

më shumë...

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën! Vështirësi në qarkullimin e automjeteve

më shumë...

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më...

10:19

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

9:51

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua...

9:42

Pse dieta mesdhetare është ndër më të...

9:09

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan,...

9:01

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen...

8:38

Dita e 51-të e protestës në Tiranë,...

8:11

“Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen’ pas humbjes...

8:02

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa...

7:25

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën!...

7:12

Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një...

6:57

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum...

6:28

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:13

Përshkallëzohet konflikti, Trump: Irani u godit shumë...

5:49

Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

5:33

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

5:19

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, temperaturat...

5:01

Ndërhyrje dhe tensione nga opozita, mbyllet seanca...

4:58

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda...

4:32

Ikën Starmer, vjen Burnham! Kryeministri në largim:...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • “Më shiko në sy Sali”, Zegjine Çaushi përplaset me liderin d...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • Mbyllen aplikimet për drejtuesit e 6 departamenteve të Polic...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.