Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu bashkua samtit në Tiranë, megjithëse iu desh të ndryshonte disa herë qëndrimin mbi pjesëmarrjen.

 

Përpara nisjes së punimeve u prit nga kryeministri Edi Rama. Ndryshe nga liderët e tjerë, me presidentin serb shefi i qeverisë shqiptare u pa të bisedonte më gjatë.

 

Në deklaratën e shkurtër për mediat Vuçiç nuk e fshehu nervozizmin, ndërsa theksoi se është në samit për të dëgjuar liderët e BE, porse qëndrimet e Beogradit mbeten të pandryshuara dhe se interesat e Serbisë janë prioritet.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

 

Pas konsultime që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim ti diskutonim të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE.Na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë. Jam vetëm realistit, jam këtu të mësoj nga shumë njerëz, BE, rajoni dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë.”

 

Kreu i shtetit serb tha se rruga e vendit të tij është e qartë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

 

Serbia është shumë pranë Rusisë. Është një vendi pavarura. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe falsiteti. E vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të BE dhe kështu do të mbetet.”

 

Ndërkohë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëriti qëndrimin se Prishtina është e vendosur për të arritur një marrëveshje me Beogradin, e cila përfshin njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

 

Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vleje. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”

 

Osmani kritikoi vonesat e BE për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *