Deputeti i PS, Erion Braçe i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për të nxitur prodhimin kombëtar.

 

Sipas Braçe, nëse kjo nuk do të ndodhë, vendi ynë do të përjetojë jo vetëm krizë çmimesh, por edhe ushqimore.

 

‘Kërkojë të bëhhet interpelanca. Janë tematike ka një afat me procese konkrete, njëra me burimet ujore dhe nevojën për vaditjen në bujqësi në këtë periudhë dhe sezoni fillon për 20 ditë dhe tjera mbështetje buxhetore, ka problematika që duhet folur këtu në parlament për të përmirësuar dhe ndrequr dhe për t’i ardhur në nevojë njerëzve, planifikoni këto interpelanca sa kohë ka problematika nga njerëzit dhe duhet të ketë një përgjigje nga qeveria, tani jemi në mes të një krize që do jetë edhe krizë ushqimore, që na nevojitet bujqësia kombëtare dhe prodhimi kombëtar tani”, tha Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *