Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se 10 qytetarë që ishin prekur nga koronavirusi kanë rezultuar negativë dhe kanë lënë spitalin.

 

Manastirliu tha se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë të vetizoluar për 14 ditë në shtëpi.

 

“Lajm i mire! Qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore. Faleminderit mjekëve për shërbimin! Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.”

 

Ministrja iu bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë mjekët duke respektuar masat e higjienës dhe distancimin social.

 

“Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social. Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë. Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *