Subscribe

Vizitën zyrtare në Shqipëri, Presidenti i Hungarisë e nisi me një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani. Dy presidentët zhvilluan një takim kokë-më-kokë, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimi i mëtejshëm i tyre. Nishani dhe János Áder, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës, në bazë të së cilës Hungaria do të ofrojë bursa studimi për të rinjtë shqiptarë. Procesi i integrimit europian të Shqipërisë, ishte në qendër të deklaratave qe dy krerët e shteteve bene para medias.

“E sigurova Presidentin Áder se procesi i integrimit evropian mbetet objektivi më madhor i shqiptare dhe alternativa e vetme për të ardhmen e tyre evropiane. Gjithashtu, e informova mikun hungarez se Shqipëria është e fokusuar në përmbushjen e reformave të nevojshme dhe të pesë prioriteteve të përcaktuara qartë nga Bashkimi Evropian. Jemi të ndërgjegjësimin se hapi tjetër i hapjes së negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian është i lidhur ngushtë me përmbushjen e të gjitha këtyre prioriteteve, bazuar në standardet më të mira evropiane”.

“Ne do të jemi edhe në të ardhmen avokatë të Shqipërisë. Mbështetja e Hungarisë për procesin e integrimit europian është diçka komplekse, sepse procesi kalon në nivele të ndryshme. Ashtu siç e kanë theksuar edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të përmbushë 5 prioritetet e përcaktuara. Kur të jenë kapërcyer këto nivele, Hungaria do të jetë e para që do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë. Në vitin 2007, Hungaria ishte ndër vendet e para që ratifikoi marrëveshjen, në vitin 2009 mbështeti liberalizimin e vizave. Hungaria ka një qëndrim të qartë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë”.

Pas këtij takimi, Presidenti i Hungarisë u prit edhe nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, me të cilin diskutoi mbi raportet mes dy vendeve, duke vënë theksin tek bashkëpunimi ndërparlamentar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *