E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Jelekverdhët” i kthehen dhunës, protesta masive kundër presidentit Macron

Jelekverdhët në Francë kanë protestuar sërish në javën e 22-të të tubimeve kundër qeverisë së Emmanuel Macron.

 

Sipas ministrisë së Brendshme, këtë javë u numëruan rreth 31 mijë demonstrues në të gjithë vendin dhe 5 mijë vetëm në Paris.

 

Reklamë

Protesta nisi në mënyrë paqësore dhe vijoi si e tillë në kryeqytet, por situata u përshkallëzua në qytetin jugperëndimor të Tuluzës, ku dhjetëra protestues u përplasën me policinë. Ata i vendosën zjarrin disa koshave të mbeturinave.

 

Efektivët e policisë përdorën gazin lotsjellës dhe ujin për të shpërndarë turmën.

 

Ne orët e mbrëmjes rreth 14 persona u dërguan me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve gjatë protestës, ndërsa 37 demonstrues u arrestuan për armëmbajtje dhe mosrespektimin e uniformës së policisë.

 

Numri i tubuesve është rritur me 10 mijë persona, krahasuar me protestën  e javës së kaluar.

 

Protestat e jelekverdhëve nisën nëntorin e vitit të kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit.

 

Ato u shndërruan në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron dhe standardit të jetesës në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë