E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Jelekverdhët” fusin në kaos Parisin, dhjetëra të plagosur

Jelekverdhët e Francës janë përplasur serisht me policinë.

 

Në të shtunën e tetë të protestës, rreth 25 mijë protestues dolën në të gjitha qytetet kryesore të Francës për të vijuar demostratat kundër reformave të presidentit Macron. Protestat u zhvilluan në Paris dhe Montpellier.

 

Reklamë

Në përpjekje për të shpërndarë turmat, policia përdori gaz lotsjellës gjë që solli dhe reagimin e jelekverdhëve.

 

Gjatë përplasjes në Paris disa protestues mbetën të plagosur, ndërsa mbi 100 të tjerë u arrestuan.

 

Policia krahas gazit lotsjellës, përdori ndaj protestuesve edhe predhat jo vdekjeprurëse.

 

Jelekverdhët gjatë përplasjes dogjën disa baraka, makina si dhe dëmtuan me eksklavator zyrat e Ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë