Subscribe

Dhënia e shumëpritur e shtetësisë shqiptare për Kryepisopin Anastas nga Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pasur jehonë dhe në mediat greke.

 

Ato kanë pasqyruar gjerësisht dekretin presidencial, duke nënvizuar se ai përmbushi një kërkesë te gjatë dhe te pritur prej vitesh. Po ashtu vihet ne dukje edhe qëndrimi i Athinës zyrtare, e cila e konsideroi dekretin një zhvillim pozitiv.

 

Në frymën e bashkëpunimit midis vendeve mediat theksojnë se është shënuar progres që nga takimi i ministrave të jashtëm në muajin nëntor ne Kretë, ndërkohë që pritet takimi i radhës mes tyre ne 19 deri ne 21 janar në Shqipëri.

 

Reagimi i pare i qeverisë greke për dhënien e shtetësisë erdhi dje menjëherë pas publikimit të lajmit, përmes ministri të jashtëm Nikos Kocias.

 

Shefi i diplomacisë greke theksoi ne twitter se “dhënia e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, një njeriu të mençur, nga Presidenti Meta është një shenjë e njohjes së punës së tij të thellë humanitare dhe forcimit të besimit mes dy popujve”.

 

Pak ditë më parë Kryepiskopi Anastas në një intervistë për televizionin “Skai” dha një mesazh duke theksuar se njerëzit duan që Shqipëria dhe Greqia të kenë  marrëdhënie të përforcuara dhe të sinqerta. Ai kërkoi që popujt të mos bien viktima të tensioneve, por të ngrenë ura.

 

Kryepiskopi Anastas u bë shtetas shqiptar pas 25 vitesh pune në Shqipëri në moshën 88 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *