E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Jehona e kodikëve të mesjetës

Fletë të arnuara me dorë, të dekoruara dhe të shkruara me kujdes, i gjejmë në kodikët e vjetër të Elbasanit apo Beratit. Ato mbajnë ende peshën e dokumenteve më të vjetra në Arkivin e Shtetit. Sokol Çunga përgjegjës i dokumenteve që vijnë nga epoka bizantine, prej kohësh kujdeset për to. Përtej takimeve jashtë Shqipërisë ku i ka ekspozuar këto dorëshkrime të vjetra, ka nisur në Tiranë edhe takime për të shpërndarë jehonën e këtyre librave me vlerë. Por, a janë në gjendje të mirë përtej viteve dhe ndryshimeve historike në Shqipëri? Këto dorëshkrime të veçanta janë dokumente të cilat nuk mund t’i nënshtroheshin shtypshkronjave që ende nuk ishin shpikur dhe sigurisht që jot ë gjitha arkivat në botë kanë pasur fatin ti kenë.

Më shumë video

Reklamë