Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje prinderve që të regjistrojnë fëmijët e tyre tek TUMO TIRANA, qendra më e madhe e digjitalizimit në Ballkan.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se do të ketë mbështetje financiare për çdo student dhe se kurset që do të ofrohen do të kenë një çmim simbolik vetëm 2000 lekë në muaj.

 

TUMO TIRANA, në përkrahje të inovacionit  dhe rinisë!

 

Këtë sezon të ri TUMOianët i pret shtëpia e tyre e re, Piramida e Tiranës. Me më shumë disiplina dhe aktivitete.  Regjistrohu edhe ti”, shkruan Veliaj.

 

Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit.

 

Institucioni arsimor TUMO Tirana do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *