Subscribe

Javën e ardhshme pritet të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Kamëz, bashkë me ministren Ogerta Manastirliu.

 

“E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

 

Kurse Manastirliu deklaroi se është finalizuar marrëveshja për vaksinat kineze.

 

 “Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke blerë nëpërmjet distribuotrit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksnimin masiv.”

 

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *