Subscribe

Nga sot skenat teatrale pushtohen nga trupa artistësh, të huaj e shqiptarë. Më i vizituari me siguri do të jetë Teatri Eksperimental, pasi çdo ditë do të ofrojë shfaqje. Fundjava do të jete edhe më e ngjeshur në teatrin e pedonales, pasi në dy salla të ndryshme vijnë në orët e para të ditës dy shfaqje për fëmijë dhe në mbrëmje dy të tjera për të rritur. E ndërsa Teatri Eksperimental premton çdo ditë shfaqje, në godinën ngjitur publiku është i mirëpritur që të mërkurën. “Familja tot”, premiera e së cilës u duartrokit në premierën e fundjavës, ngjit në skenë emrat më të mirë të skenës teatrale nga e mërkura e deri të dielën. E njëjta atmosferë nisi mbrëmjen e së dielës edhe në teatrin Skampa të Elbasanit, ku rrugëtimi i festivalit ndërkombëtar të teatrove shënon edicionin e tij të 18-të. Në festivalin e Teatrit Kontemporan, Shqipëria përfaqësohet nga 4 trupa aktrimi, ajo e Elbasanit, Tiranës, Shkodrës dhe e Gjirokastrës, që do të rrugëtojnë me shfaqjet e tyre jo vetëm në Tiranë e Elbasan, por edhe në rrethe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *