E shtunë, 31 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Java nis me shi, parashikimi i motit për sot

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.

Reklamë

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë celsius.

Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Reklamë

Era e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri 7m/s.

Deti – Valëzimi i ulët i forcës 1 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë