E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Vendi

Java nis mbarë/ Rënie e ndjeshme e të infektuarve

Këtë fillim jave u raportuan vetëm dhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi këtë të hënë se në 24 orët e fundit janë testuar 212 persona të dyshuar si të prekur.

Reklamë

Nga dhjetë rastet e reja, nëntë i takojnë Tiranës, ndërsa një në Shkodër.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.”

Ra në sy fakti që në Krujë, e cila prej ditësh është kthyer në një vatër të rrezikshme, nuk u shënua asnjë rast i ri.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

BashkiaTë prekurTë shëruar
Tiranë302187
Shkodër10561
Krujë928
Durrës4237
Fier3727
Kurbin31 
Korçë1918
Elbasan1815
Kukës1810
Lezhë1414
Has1412
Kavajë98
Lushnje74
Vlorë54
Pukë54
Mirditë53
Rrogozhinë44
Tropojë44
Berat32
Mallakastër1 
Mat1 

Vazhdo të lexosh

Reklamë