E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sport

Java e shqiptarëve! Pas Manajt dhe Uzunit, realizon edhe Muriqi

Kjo fundjavë duket se ka qenë mjaft e mbarë për pjesën më të madhe të sulmuesve shqiptarë që luajën në ligat më të rëndësishme të Europës.

Pas Manajt në Turqi, Uzunit në Liga 2, ka qenë radha e Vedat Muriqit sulmesit të kombëtares së Kosovës që të tundë rrjetën në ligën e parë spanjolle.

Sulmuesi dardan i cili luan me skuadrën e Mallorcas ka shënuar pikërisht kundër skuadrës së një tjetër shqiptari, Vallecanos së Ivan Balliut.

Në minutën e 76-të të ndeshjes Muriqi ka tundur rrjetën, dhe duhet theksuar se nuk kishte kthim më të mirë se ky në fushën e lojës pas një dëmtimi.

Reklamë

Në këtë sezon, 30-vjeçari numëron 2 gola me Mallorcan, skuadër me të cilën po luan sezonin e katërt.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë