Subscribe

Në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle, që ka nisur tashmë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Spanjës në çdo fushë. Gjatë një takimi që pati me legjendat e basketbollit të Realit të Madridit kryebashkiaku theksoi rëndësinë që marrëdhëniet te forcohen me tej.

 

“Sot kemi një marrëdhënie speciale mes biznesit shqiptar dhe atij spanjoll, kemi akses në kulturën spanjolle, e po ashtu kemi fluturime direkte nga Tirana në Madrid apo Barcelonë. Por, duam që këto arritje t’i çojmë sa më lart, ndaj besoj se jemi në një moment shumë të mire për raportet e Shqipërisë dhe Spanjës. I ftojmë të gjithë qytetarët, qofshin ata që do aktivizohen në sport apo që do përshihen në aktivitetet e kulinarisë, të artit, kulturës, vallëzimit, që ta shijojnë këtë javë.”

 

Duke kujtuar periudhat e vështira tërmetin dhe pandeminë, Erion Veliaj u shpreh se njerëzit njihen në ditë të vështira.

 

Kemi kaluar kohë shumë të vështira me tërmetin, pandeminë, apo lufta që po ndodh jo shumë larg nesh, por është shumë e rëndësishme të japim mesazhin se jeta vazhdon dhe raportet mes njerëzve janë jashtëzakonisht të rëndësishme.”

 

Nga ana tjetër, ambasadori i Spanjës në Tiranë shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e sportit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *