Dashi: Ky fillim jave do t’ju gjejë disi nervozë. Nëse keni përjetuar momente të vështira në dashuri, ka ardhur koha të vendosni nëse ia vlen ta vazhdoni një histori apo jo, por mos u tregoni të nxituar. Situata do të jetë më e mirë andej nga mesi i javës. Nëse planifikoni të bëni ndonjë ndryshim në karrierën tuaj, është mirë të prisni përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm.

 

Demi: Në dashuri ka diçka që nuk shkon, ose një përgjigje që prisni po vonon të arrijë. Andej nga java e ardhme gjithçka do t’ju bëhet më e qartë. Një hap të rëndësishëm, siç është bashkëjetesa apo martesa, është më mirë që t’ia lini kohës. Kujdes edhe financat sidomos nga mesi i javës së ardhshme, kur do të ketë shpenzime të konsiderueshme.

 

Binjakët: Po përjetoni nervozizëm në punë të shkaktuar nga ndikimi i Marsit. Mos i nënvlerësoni propozimet që ju vijnë, ato mund të jenë pozitive për ju, sidomos tani që Jupiteri nuk është më në prapavijë. Pas së mërkurës, do të vijnë ditë më të mira për ju.

 

Gaforrja: Sapo keni dalë nga një periudhë tensioni të fortë në dashuri. Çiftet më solide nuk janë në rrezik. Duhet të jeni më të qartë në lidhje me ndjenjat tuaja pas konflikteve që keni përjetuar. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë pozitive në aspektin profesional, kur Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Është koha për të bërë zgjedhje dhe ndoshta për t’i dhënë fund marrëdhënieve të trazuara.

 

Luani: Mundohuni t’i kaloni të qetë këto ditë, pasi mund të krijohen disa keqkuptime për shkak të Hënës në pozicion të pafavorshëm. Mos i ekzagjeroni problemet dhe shmangni fillimin e polemikave të reja. Gjendja e acaruar mund të vazhdojë gjatë gjithë javës. Situata në punë parashikohet të jetë më e mirë. Ata që presin një ndryshim ose një transferim mund të marrin lajme të reja.

 

Virgjëresha: Do të fillojë për ju një periudhë pozitive në sferën e dashurisë, sidomos për ata që duan të fillojnë bashkëjetesën apo të martohen. Situata për ju është sigurisht më e qëndrueshme se në dy muajt e kaluar. Situatë pozitive edhe në miqësi dhe punë. Të vetëpunësuarit duhet të shfrytëzojnë një mundësi të madhe.

 

Peshorja: Ditët e para të javës do të jenë pozitive për ata që do të vendosin të zbulojnë ndjenjat e tyre. Çiftet që janë në krizë duhet të bëjnë kujdes. Fillimi i javës nuk do të jetë fort i mbarë në aspektin profesional. Ju duhet të ndryshoni stilin tuaj të punës, mund të keni dyshime për ndjekjen e një programi. Në përgjithësi, këto janë ditë të zymta për ju, veçanërisht e premtja.

 

Akrepi: Për ata që po përjetojnë një marrëdhënie stresuese, gjërat mund të ndryshojnë së shpejti. Ju dëshironi të sqaroni çështjet e mbetura pezull. Në punë ditë të mira do të jenë ato të së enjtes, të premtes dhe të shtunës. Ditë në të cilat mund të realizoni projekte ambicioze edhe duke kërkuar ndihmë, e cila nuk do t’ju mohohet. Javë interesante në përgjithësi.

 

Shigjetari: Është koha të lini mënjanë dëshirën për një marrëdhënie sfiduese dhe t’i lini vend një pasioni tërheqës. Venusi është i favorshëm për aventura të reja sentimentale. E diela do të jetë një ditë e mbarë. Tashmë keni marrë një lajm të mirë në punë, përfitoni nga transiti i Marsit në shenjën tuaj. Do të ndiheni pak të lodhur të martën. Një javë përgjithësisht interesante, përveç një të papriture ditën e mërkurë.

 

Bricjapi: Jeni në kërkim të së vërtetës dhe për këtë do të vendosni me shpatulla pas murit ata që ju bëjnë të ndiheni të pasigurt. Marrëdhëniet e qëndrueshme nuk do të lihen në mëshirë të fatit. Lajme të mira në punë falë Jupiterit dhe Saturnit në shenjën tuaj, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre. Ditën e hënë intuita nuk do t’ju tradhtojë. Kujdes të premten, mos u tregoni të nxituar.

 

Ujori: Historitë që tashmë kanë përfunduar nuk mund të rikuperohen, por mund të përjetoni një përvojë të re. Në punë duhet të mbështeteni në profesionalizmin tuaj për të marrë përsipër detyra të reja. E vetmja bezdi që keni është për shkak të disa pagesave të vonuara. E diela është veçanërisht e favorshme.

 

Peshqit: Yjet premtojnë për një situatë të shkëlqyer në sferën e dashurisë, sidomos ditën e premte. Në përgjithësi pritet që kjo të jetë një javë intriguese. Tensionet mund të zgjidhen në marrëdhënien prind-fëmijë. Por kujdes të martën dhe të mërkurën. Për sa i përket punës, të enjten mund të merrni një lajm të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *