Luhet sot java e parafundit në superligë, me Tiranën që ndeshet në Lac në takimin e parë si kampione ndërsa Partizani pret Vllazninë në kryeqytet. Shkodranët pas suksesit me Kukësin, tashmë kërkojnë të shmangin zonën play-off ku gjenden aktualisht.

Pavarëisht vështirësis së takimit, trajneri shkodran Hysen Dedja shfaqet optimist dhe beson se skuadra do të japi maksimumin në fushën e blertë. 

HYSEN DEDJA

TRAJNERI I VLLAZNISË

” Që pas fitores me Kukësin kam folur me ekipin për takimin e radhës ndaj Partizanit. Një takim shumë i rëndësishëm për ne. Unë kam po të njëjtin besim që kisha para ndeshjes me Kukësin. Skuadra më përgjigjet në të gjitha aspektet. Këtë temp dhe atë lojë që zhvilluam kundër Kukësit do ta paraqesim edhe ndaj Partizanit. Unë jam shumë optimist për ta arritur një gjë të tillë. Kam besim se do të arrijmë që të nxjerrim një 90-minutësh shumë të mirë dhe të shikojmë një Vllazni kërkuese.”

Një ndeshje tjetër interesante është dhe ajo mes Teutës dhe Flamurtarit në Vlorë. Ekipi Durrsak mbylli përgatitjet për këtë sfidë ndërsa trajneri Martini thotw se do të jetë si një finalë për të siguaruar matematikisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

EDI MARTINI 

TRAJNERI I TEUTËS

” Është një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi do të realizojmë pjesëmarrjen në Uefa pasi e kemi objektiv si klub. Entuziazmi ekziston, por çunat janë me këmbë në tokë për ndeshjen me Flamurtarin. Duhet të kalojmë këtë ndeshje dhe më pas të përgatisim finalen me Tiranën.”

Ndërkohë sfida  tjetër e vlefshme për javën e 35-të është ajo mes Bylisit dhe Luftëtarit në orën 17:45 ndërsa  në mbrëmje Kukësi pret Skënderbeun në Elbasan Arena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *