E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Japonia befason Kolumbine, merr tre piket

Japonia realizoi një surprise të bukur në ndeshjen e parë të grupitg H duke fituar ndaj Kolumbisë me rezultatin 2 me 1.

 

Ndryshe nga parashikimi paraprak, aziatiket ia dolën të mposhtin një ekip të mbushur me elemente cilësore por që u penalizua shumë nga episodi I minutës së 3 kur Carlos Sanchez u ndeshkua me karton të kuq ndërsa Japonia ktheu në gol 11-metershin e fituar gjatë këtij aksioni.

 

Reklamë

Goli I shënuar nga ylli Kagaëa,nuk e demoralizoi Kolumbinë e cila përpos disavantazh numërik ia doli të barazojë shifrat me anë të Quintero në minutën e 39, kur tentativa e këtij lojtari nga distance bëri që portiere japonez ta largoje topin  nga porta pasi ishte futur plotësisht Brenda vijës fatale.

 

Megjithatë ndeshja u vendos nga një gol më kokë i Japonisë në minutën e 73 shënuar nga Osako. Tre pikët I japin një ndihme të madhe Japonisë drejt ëndërrës për të kaluar grupin ndërsA Kolumbia do ta ketë shumë të vështirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë