Bota
Japoni, zjarri shkrumbon azilin

11 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një zjarr përfshiu një shtëpi të moshuarish në Japoni.
Flaket mbuluan godinën tre katëshe në orët e vona të së mërkurës, ndërsa zjarrfikësit u përballën me zjarrin deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Reklamë
16 persona ndodheshin në banesë në momenti kur ndodhi ngjarja.
5 personat që arritën të shpëtonin, kanë marrë plagë të lehta dhe po kurohen në spital.
Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit vdekjeprurës.
Ndërkohe, mediat japoneze raportojnë se flaket mund të jene pasoje e një shkëndije elektrike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




