E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Japonezi harxhon 15 mijë euro për tu “bërë” qen

Ajo që shihni më poshtë në video dhe foto nuk është një kafshë, as një pellush, ai është një njeri I future brenda një kostumi filmi shumë të vecantë i marre tek nje agjenci profesionale.

 

 

 

Reklamë

Një japonez i quajtur Toko-San shpenzoi dy milionë jen (pothuajse 15 mijë euro) për të ndërtuar një kostum hiper-realist të një qeni te rraces Koli për të përmbushur ëndrrën e tij: të bëhej qen.

 

Dhe në fund ai ia doli. Brenda kostumit të veshur, burri ka bërë një seri videosh në kanalin e tij në YouTube, në të cilat ai bën gjëra të qenve: jep putrën, merr topin, rrotullohet.

 

Në një video ai luan ping pong kundër murit për të theksuar faktin se ai është në të vërtetë një burrë.

 

Kompanisë ku u porosit kostumi shumë i vecantë, “Zeppet”, iu deshën 40 ditë për ta realizuar dhe shpjegoi se e gjithë çështja ishte të riprodhonte një skelet qeni duke e mbivendosur mbi skeletin e njeriut./Tgcom

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë