E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Janullatos: Bashkë kundër pandemisë, të shtojmë dashurinë e solidaritetin

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

 

Mesha, e cila sipas traditës duhej të mbahej në mesnatë, u zhvendos mëngjesin e kësaj të diele për shkak të orës policore.

 

Reklamë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, në mesazhin e tij në ritin e pashkëve që u mbajt në ambientet e brendshme të kishës, ka uruar të gjithë besimtarët. Ai e vuri theksin në këtë vit pandemik te shëndeti dhe kontribuimi vazhdimisht për zbutjen e tensioneve dhe të konflikteve të shumëllojta të urrejtjes.

 

Në këto Pashkë, ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve, ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga shtëpitë e tyre.

 

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

 

Solidariteti, dhembshuria dhe dashuria për familjen dhe njëri-tjetrin është ajo që mëson kjo ‘luftë’ me koronavirusin dhe mesazhet që sjellin Pashkët.

 

Më shumë video

Reklamë