Në kuadër të operacionit “Titanik” të nisur nga Prokuroria Speciale në Maqedoni, ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, jep dëshminë e saj në Gjykatën Themelore të Shkupit. Krahas saj, janë dhe pesë zyrtarë të tjerë mbi të cilët, rëndojnë akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni. Operacioni “Titanik” nis bujshëm me arrestimin e kryetarit të komunës së Pustecit, Edmond Themelko. Ky i fundit, u ndaluar pranë banesës së tij, por u lirua më pas nga Gjykata Penale. Në pyetje është marrë edhe ish-Ministri i Transporteve, Mile Janakievski. Nisja e hetimeve nga Prokuroria Speciale ishte një nga kushtet e opozitës, në kuadër të marrëveshjes mes palëve, në të cilën është rënë dakord dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, në prill të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *