Subscribe

Janina, Korfuzi, Preveza, Selaniku jane tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Janinë në një thellësi 5 kilometra nën tokë. Rrezja e këtij tërmeti prej 12 km ka prekur te gjitha qytetet përreth. Banorët e Janinës kanë dalë në rrugë dhe kanë kaluar natën jashtë. Kjo ka shkaktuar dhe probleme me trafikun. Lëvizja e mjeteve është paralizuar me orë të tëra. Fatmirësisht nuk është raportuar për viktima, por janë shënuar dëme në rrugë periferike si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoritete e mbrojtjes civile kanë nisur nga puna për pastrimin e rrugëve nga dherat dhe shkëmbinjtë e shkëputur. Lëkundjet e forta të tërmetit kanë vijuar edhe gjatë natës në shtetin fqinj. Në orën dy të mëngjesit është shënuar një tjetër goditje me manjitudë 4.9. Tërmeti i radhës i fortë është regjistruar në orën 5 e 20 të mëngjesit me orën tonë me manjitudë 4.8. Autoritetet në Greqi i bënë thirrje banorëve të kalojnë natën jashtë. Apeli i tyre i drejtohej veçanërisht qytetarëve që jetojnë në shtëpi të vjetra të Janinës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *