Bota
“Janë shpërndarë 18 mijë automatikë për vullnetarët që duan të mbrojnë Kievin”

Ndërsa forcat ruse avancojnë në kryeqytetin ukrainas, autoritetet po i bëjnë thirrje popullatës të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave pushtuese.
Reklamë
Si Ministria e Mbrojtjes, ashtu edhe ajo e Brendshme u bëjnë thirrje banorëve të Kievit që “të informojnë për lëvizjet e trupave, dhe të neutralizojnë armikun”.
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Vadym Denysenko u shpreh se 18,000 automatikë “u janë dorëzuar në Kiev të gjithë vullnetarëve, që duan të mbrojnë kryeqytetin me armë në krahë”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




