Subscribe

12 vrasje më shumë sesa në vitin 2020. Ky është bilanci i këtij 10 mujori sa i takon krimeve kundër jetës.

 

Shifrat janë bërë publike nga vetë drejtori i përgjithshëm i policise, Gledis Nano në komisionin e Sigurisë. Sipas tij, shqetësuese është edhe rritja e krimeve brenda familjes.

 

GLEDIS NANO

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE

Gjatë këtij viti, kanë ndodhur 56 vrasje, ndërsa në të njëjtën periudhë gjatë vitit 2020 dhe 2019 kanë ndodhur respektivisht 44 dhe 52 vrasje. Ndërkohë, vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje. Gjatë këtij viti janë evidentuar 1337 vepra penale të dhunës në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 48 ose 3.7% vepra penale më shumë. Theksojmë se nga vrasjet e ndodhur këtë viti, 16 prej tyre janë për shkak të dhunës në familje.

 

Një tjetër problematikë e ngritur nga Nano është financimi i grupeve të strukturara kriminale. Kreu i policise nenvizon se eshte i nevojshem sofistikimi i policisë dhe futja e pasijeve te reja per goditur keto raste.

 

Në lidhje me grupet kriminale që sofistikohen, kanë mundësinë për ta bërë nga ana financiare. Në këtë drejtim, Policia e Shtetit, nga ana teknologjike, ka kërkuar rritje buxheti, që të përgjigjet sa më profesionalisht për të goditur grupe të tilla kriminale që cenojnë sigurinë në vend.

 

Shqetësimit të opozitës për faktin se nga 2014 deri më tani jane 120 vrasje pa autor, Gledis Nano i pergjigjet:

 

Ka raste të veçanta specifike dhe të caktuara që janë të vështira për t’u zbardhur, kanë ndodhur edhe në vende të tjera shumë më të zhvilluara. Për zbardhjen e ngjarjeve që ju përmendët duan kohë, por të jeni të sigurt që angazhimi është maksimal dhe nuk pushin në asnjë moment për zbardhjen e tyre. Dua të sqaroj një tjetër moment. Kur flasim për vrasje, puna është e fshehtë dhe një pjesë e punës është e padukshme, kur kemi të bëjmë me parandalim të ngjarjeve sidomos.

 

Nano shtoi ndër të tjera se janë sekuestruar asete me vlerë 31 milion euro, ku 14 janë sekuestruar përmes ligjit antimafia. Në fillim të mbledhjes opozita u përfshi në një debat me kreun  komisionit Nasip Naço në lidhje me urimin e deputetit Bujar Çela i cili postoi foton e diktatorit ne rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *