Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliajt, lidhur me arrestimet e ish-drejtorëve dhe drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Përmes një postimi në platformën X, Basha thotë se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

Lexo edhe :

Related Posts

Basha: Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.

Më herët, lidhur me deklaratat e Veliajt reagoi edhe nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi.

“Ne kishim një konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD-në. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë influenca, as për të ndarë para, as për të vjedhur para, ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr njeri tjetrin ngjitur tek qelia e atyre që kanë shkuar të parët” tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *