Subscribe

Nëse për vitin 2015, shifrat e vrasjeve sipas Ministrit të Brendshëm janë më të ulëtat në këto 25 vite, 2016 ka shënuar rekord për nga numri i krimeve të rënda të ndodhura në pak kohë. Vetëm në muajin janar u vranë 11 persona. Që në ditën e parë të 2016-s, burri qëlloi gruan dhe më pas veten në Sarandë, ndërkohë që krushqia e prishur la pas dy viktima në Shkodër një ditë më pas. Po në janar, persona të paidentifikuar vranë Ish-policin Dritan Lorenci në autostradën Shkodër-Lezhë.
Më datë 4, Ismet Xhani u qëllua për vdekje në Kavajë pasi preu një plep. Dy ditë më pas, dy krime të njëpasnjëshme tronditën Durrësin dhe Vlorën. Persona të maskuar si policë rrëmbyen Gazmend Çollakun në Durrës, ndërkohë që në Vlorë u ekzekutua me plumb në kokë në hyrje të shtëpisë së tij Andrea Billan. 48 orë më pas në autostradën Lushnje-Fier, një person u ekzekutua me kallashnikov e dy te tjerë u plagosen. Më 20 janar në Krujë, Fatmir Pula u ekzekutua nga disa të rinj, pasi donin ta grabisnin. 44-vjeçari punonte faturues autobusi ne linjën Kamez – Tirane ndërsa kishte me qera edhe nje lokal. Tre ditë më pas, pronari i një anije peshkimi Hyqmet Nexhipi u ekzekutua në Vlorë. Sipas policisë edhe pse nuk u ndalua njeri, 52-vjeçari dyshohej si i implikuar në një rrjet prostitucioni në Itali. Më 1 shkurt debatet e nisura mes bashkëshorteve gjate darkës, përfunduan me nje te vrare e nje te plagosur ne familjen Gjoka nga fshati Manez i Durrësit. Ne konflikt e sipër, Lumturie Gjoka 38 vjeçe u plagos nga burri i saj, Mondi Gjoka, i cili më pas vrau veten. Në Elbasan më 3 shkurt u rishfaqen serish policet vrasës, duke shkaktuar tre te vdekur dhe 5 te plagosur. Pjesëtarët e fisit Çapja u qëlluan nga një distancë e afërt, ndërkohë që policia nuk shoqëroi asnjë të dyshuar, por vetëm kontrolle në banesa të qytetarëve. Më 10 shkurt, Xhevair Brashi sapo ishte kthyer nga Anglia kur u ekzekutua në afërsi të banesës në fshatin Fllakë të Durrësit. Në Tiranë, një sherr me thika ndërmjet dy të rinjve, i kushtoi jetën një 40-vjeçari. Ngjarja ndodhi me datë 20 në një lokal bastesh në Shkozë ku 29-vjeçari Ergest Zhupani, në sherr e sipër goditi disa herë Arenc Licon. Një ditë më pas, në Shkodër një i moshuar vrau me armë gjahu një person që i ishte futur në rrethimin e shtëpisë së tij. Në Kurbin, konflikti për muzikën live ne lokal, përfundoi me ekzekutimin e 20-vjeçarit Ervis Zyba. Të rinjtë fillimisht u përplasën fizikisht e më pas sherri degjeneroi në përdorimin e armëve. Krimet e shkurtit u mbyllën në Kamëz, ku një endacak u masakrua me sende të forta nga shoku i tij në gjendje të dehur. Edhe në muajin mars, nuk munguan ngjarjet kriminale që nga vrasjet mafioze e deri te shpërthimet me tritol. Që në fillim të muajit, në Durrës dy të afërm vranë me armë një të ri. Motiv i ngjarjes së rëndë ishte zhurma që sillte Asllan Kërtusha për biznesin e anëtarëve të familjes Kajno. Mbrëmjen e 16 marsit, Ajet Zeqaj ish-efektiv i policisë, u ekzekutua në Tiranë. 35-vjeçari sapo kishte dalë nga një pikë bastesh kur u qëllua për vdekje. Nga ana tjetër 5 shpërthime të njëpasnjëshme me tritol në Tiranë vijojnë të mbeten pa autor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *