Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e dhendrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, per kthimin e telefonit.

 

Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e  SPAK.

 

Gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Jamarber Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen e privatizimit te ish-kompleksit “Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *