Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në konferencën e sotme, u shpreh se interesi i demokratëve nuk duhet të ngatërrohet me atë personal, duke iu referuar betejës së Berishës.

 

Pavarësisht kritikave lidhur me reagimet dhe veprimet e ish-kryeministrit, nga ana tjetër, Bardhi nuk hezitoi të shprehte vlerësimet për të, duke thënë se është rritur në shtëpinë e tij me fotografinë e Sali Berishës.

 

“Nëse nuk verifikohen firmat para se të shkohet në Kuvend, kush e ka thirrur Kuvendin? Kuvendin e thërret kërkesa e të paktën ¼ të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë emër dhe mbiemër. Si mund të thuhet nuk i jepet sekretarit të përgjithshëm? Gjysma e përbërjes së Kuvendit Kombëtar është publike. Çfarë të dhënash mbajnë konfidenciale. Të dhënat mbahen konfidenciale sepse nuk janë firmat, po të ishin firmat do ishin depozituar sipas rregullave. A duan Kuvend Kombëtar të PD-së, të sjellin firmat. Nuk mbledhim organe partish me shpikje personale për halle personale. Kjo është parti e demokratëve. Nuk ka të drejtë askush të tallet as me sakrificën e as mundin e tyre. Unë jam zgjedhur sekretar në 2019 me firmën e Berishës, jam krenar për këtë gjë. Jam rritur me fotografinë e Sali Berishës në shtëpinë time, por kjo nuk më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin personal, unë me përgjegjësinë që kam duhet të mbroj interesin e PD-së dhe demokratëve. Nëse duhet të mblidhet Kuvendi, depozitoni firmat sipas procedurës”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *