Presidenti francez Emanuel Macron është i gatshëm të rifillojë dialogun me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas një marrëdhënieve të tensionuara që patën.

 

Pak ditë më parë dy presidentët shkëmbyen letra me njëri-tjetrin, ku mbizotëronte fryma pozitive.

 

Mediat franceze kanë zbardhur letrën e Macron për Erdogan, ku midis të tjerash vënë në dukje se ai përdor një fjalë turke kur i drejtohet homologut turk. Bëhet fjalë për fjalën turke “Değerli” që do të thotë “I dashur”.

 

“I dashur Tajip, le të flasim! Jam në dispozicionin tuaj për një telekonferencë. Shpreh dëshirën për ju dhe popullin turk për lumturi dhe harmoni. Si ju, unë besoj se lufta kundër pandemisë kërkon një përgjigje kolektive. Uroj shumë që të bisedoj me ju në ditët në vijim. Ne gjithashtu mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të diskutuar çështje kyçe me interes të përbashkët, në veçanti perspektivat për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Shpresoj që 2021 të jetë viti i kthimit të stabilitetit në kontinentin evropian, me kontributin pozitiv të Turqisë”, thuhet midis të tjerash në letrën e Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *