Nga qyteti i Nishit, ku mori pjesë në forumin ekonomik Shqipëri – Serbi, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të presidentit të Republikës, për të kthyer në Parlament ligjin për importin e mbetjeve. Kreu i qeverisë nuk është shprehur i habitur nga ky vendim, duke thënë se e priste një gjë të tillë. Po ashtu, kryeministri Rama ka reaguar edhe ndaj propozimit të aleatit të tij kryesor, në koalicionin qeverisës, Ilir Meta, për lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme politike. Rama ka kundërshtuar këtë propozim. Gjatë qëndrimit në Nish, kryeministri Rama është takuar edhe me përfaqësues nga Lugina e Preshevës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *