“Jam i pakënaqur me Policinë”, Salianji-Hoxhës: E gjithë Shqipëria mendon si ju, kupola i shërben mafies

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ditën e sotme ishte i ftuar në Komisionin e Sigurisë, në një seancë dëgjimore me deputetët demokratë.
Demokratët kërkuan seancë dëgjimore me Hoxhën Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
Para anëtarëve të Komisionit, ministri Hoxha deklaroi se nuk është i kënaqur me punën e Policisë së Shtetit dhe me rezultatet e deritanishme. Deputeti Demokrat Ervin Salianji pohoi se e gjithë Shqipëria ka të njejtën mendim si ai mbi këtë çështje, ndërsa shtoi se kupola drejtuese e policisë i shërben mafias.
“E vëretë ishte fjalia që tha “nuk jam i kënaqur me punën e Taulant Ballës, Bledar Çuçit apo Fatmir Xhafës”. Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë sepse e gjithë Shqipëria është e pakënaqur. Mua më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar të gjithë atë që kemi thënë ne në këto vite. Vetë miniastri i Brendshëm thotë “jam i pakënaqur me punën e policisë”.
Te cila pjesë është i pakënaqur? Te mosarrestimi i krerëve të grupeve krimianle? Dekonspirimi i operacioneve, përfshirja e krerëve të lartë të policisë së shtetit në trafiqe të ndryshme? a do t’ia jepni pagesat që meritojnë punonjësve të thjeshtë të policisë? Problem është moszbulueshmëria e ngjarjeve të rënda. Kanë gjuajtur me kallashnikov policinë në Malësnië e Madhe. Dini gjë? Keni zbuluar gjë? Janë goditur themelet e autoritetit të shtetit. Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia”, tha Salianji.




