Subscribe

“Burg pa afat” vendosi gjykata e Korçës për 77-vjeçarin, Shefki Bylykbashi, që vrau me çekiç djalin e tij, Hamdi Bylykbashi.

 

I moshuari u shfaq në kafazin e sigurisë kokulur dhe i penduar, ndërsa dëgjohej të thoshte “Jam i mbaruar nga trutë”. Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm asnjë familjar. Ndërkohë trupi gjykues pasi u njoh me qëndrimet e palëve vendosi të mbyll në qeli 77-vjeçarin, që akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

 

Sipas avokatit mbrojtës, vrasja ndodhi në kushtet e një tronditjeje të thellë psikike, pasi djali i tij, 50-vjeçari, Shyqri Bylykbashi ushtronte shpesh dhunë verbale dhe fizike ndaj të atit.

 

Viktima Hamdi Bylykbashi njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe për këtë kishte filluar të trajtohej në një klinike. Ditën e ngjarjes, sqaroi avokati, i moshuari pati një debat të ashpër me të birin. Si pasojë, 50-vjeçari tentoi ta hidhte në pusin para banesës të atin, por ky i fundit u kundërpërgjigj duke e qëlluar me sende të forta në kokë, fillimisht me çekiç e më pas me dru.

 

NEVZAT TARELLI – AVOKAT MBROJTËS

Ka dyshime se mund të jemi në kushte të vrasjes për vetëmbrojtje apo të tronditjes së forta psiqike për shkak të sjelljeve të vetë viktimës, i cili ka pasur varësi nga alkooli dhe ka ushtruar dhunë permanente. Në ditën e ngjarjes viktima pretendohet se ka ushtruar dhunë dhe më pas situata ka precipituar. Ai ka reaguar duke u mbrojtur.

 

Vrasja ndodhi të premten në fshatin Zvezdë të Maliqit. Fillimisht krimi u raportua si ngjarje aksidentale nga policia. Pas hetimeve të thelluara dhe deklarimeve të 77-vjeçarit, bashkëshortja e tij si edhe familjarë të Shefki Bylykbashit, grupi i hetimit arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *