“Park de Princ” tashmë ka nje idhull të ri; Lionel Messi prezantohet si lojtar i Paris Saint Germain. Argjentinasi ka thënë se është shumë i lumtur që është bashkuar me klubin francez.

 

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e din se largimi nga Barcelona ishte i vështirë pasi kam kaluar shumë vite atje. Por me të ardhur këtu gëzimi është i papërshkrueshëm, faleminderit te gjitheve. Jam i lumtur që gjendem këtu, dhe mezi pres sepse ky është një klub ambicioz. Besoj se jemi gati për të luftuar për gjithçka, për t’u rritur për të fituar shumë trofe, bashkë mund t’ia dalim.”

 

I pyetur nëse PSG është një bast për të vazhduar karrierën e tij, argjentinasi u përgjigj:

 

“Po, mendoj se po. Kur thashë se dua të fitoj me çdo kusht, gjithashtu mendova se ku mund të përshtatet mirë edhe familja ime. Për të gjithë ne është një përvojë e re, por ne jemi gati. Kam shumë dëshirë dhe pastaj futbolli është i njëjtë, kudo dhe fakti që unë tashmë kam miq në dhomat e zhveshjes do të më ndihmojë të përshtatem shpejt.”

 

Messi u pyet nga gazetarët për objektivat e tij tek PSG, por argjentinasi u shmang me stil duke thënë:

 

“Nuk është e lehtë. Në fund mund të kesh ekipin më të mirë në botë, por nuk fiton, sepse futbolli përbëhet nga detaje. PSG ishte shumë afër fitores, ata kishin ekip shumë të fortë, por nuk arritën të fitojnë trofeun. Nuk e di se çfarë mund të mungojë, por ne duhet të jemi një grup i bashkuar. Unë ende nuk e njoh dhomën e zhveshjes së skuadrës, por nga jashtë mund të them se na duhet pak fat për Champions League.”

 

Gjashtë herë fituesi i topi të artë kishte një koment edhe për Neymar, ish-shok skuadre kur luanin te Barcelona.

 

“Unë i njihja disa lojtarë prej kohësh nga grupi aktual. Ekipi është i fortë dhe ka dëshirën dhe vullnetin për të arritur objektivat e tij. Të dy, Neymar dhe unë po përpiqeshim të arrinim të njëjtin qëllim. Sigurisht fakti që Di Maria, Paredes, Neymar ishin këtu ishte e rëndësishme, vendimtare për mua që të zgjidhja Paris Saint-Germain.”

 

Ylli argjentinas foli edhe për largimin nga Barcelona.

 

“Para se të largohesha nga Barcelona u thashë të gjithë tifozëve se do të isha gjithmonë mirënjohës për dashurinë që më kanë dhënë. Ata e dinin që unë do të luaja në një ekip të fortë dhe kompetitive. Dhe unë nuk kisha asnjë dyshim në zgjedhjen e Parisit sepse ky klub dëshiron të vazhdojë të luajë për fitore dhe të rritet.”

 

Por nëse do të përballej me ish-klubin e tij, Messi tha:

 

“Do të ishte mirë të luaja në Barcelonë, shpresoj në një stadium të mbushur plot. Por do të ishte e çuditshme ta bëj atë me një fanellë tjetër. Por ky është futbolli, do të shohim.”

 

Messi nuk la pa përmendur edhe tifozët parizenë, të cilët i dhuruan një pritje madhështore .

 

“Faleminderit edhe tifozëve, ishte çmenduri ajo që bën për ardhjen time, është diçka e rëndësishme për të të bërë të lumtur, jam i sigurt se së bashku do të kënaqemi.”

 

Argjentinasi do të mbajë fanellën me numër 30 te PSG, numër të cilin e ka mbajtur në fillimet e karrierës së tij te Barcelona dhe që me sa duket i ka sjellë fat.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *