E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Jam i dashuruar, e do t’i shkoj deri në fund”

Kantautori Gjergj Kaçinari ka pranuar se është në një lidhje serioze dashurie.

 

I ftuar në programin “Albano show”, të Albano Bogdos,  Kaçinari u shpreh se ka dëshirë t’i shkojë deri në fund kësaj lidhjeje.

 

“Jam i dashuruar e dua që t’i ulem në gjunjë me propozim asaj vajze. Nuk është celebriti, por një person që e vlerësoj shumë”- është shprehur Kaçinari. Kantautori që fitoi çmimin e parë në edicionin e këtij viti të Festivalit “Luleborë”, që u zhvillua në Shkodër, me këngën “Shko dallëndyshe”, pranon bashkëpunimin e parë me babanë e tij, kompozitorin Alfred Kaçinari. “Për herë të parë Fredi bëri një këngë për mua, e jam shumë i privilegjuar për çmimin. Është një këngë me motive qytetare“- konfirmoi Gjergj Kaçinari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë