E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Jam gati t’i përgjigjem SPAK”/ Presidenca i kthehet ministres: Ti qofsh moj çupë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i është përgjigjur reagimit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u padit këtë të hënë në SPAK nga presidenti Ilir Meta.

 

Reklamë

Në reagimin e saj, Gjonaj tha se është gati t’i përgjigjet institucionalisht kallëzimit penal depozituar në SPAK ndaj saj dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, Blushi iu drejtua me fjalët: “Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”

 

Gjonaj tha pak më herët në “Twitter” se do të respektojë Kushtetutën dhe siguron se është gati t’i përgjigjet jo vetëm SPAK-ut ligjërisht, por edhe presidentit Ilir Meta publikisht.

 

Përveç ministres Gjonaj, Meta paditi në SPAK edhe Gentina Devën dhe Etleva Haxhian. Ai i akuzon ata për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë