Deputeti Kujtim Gjuzi iu drejtua me tone të ashpra numrit dy të Partisë Socialiste, teksa fliste në Kuvend për dhunën e ushtruar gjatë protestës.

Ai i tha që duhet të tregohet i kujdesshëm, pasi në të kundërt mund t’i nxjerrë “ndonjë emër në Shkodër”.

Gjuzi iu drejtua duke i thënë që mos të fliste dhe mos ta ndërpriste nëse nuk donte që të publikoheshin informacione për të.

“Taulant mos më pengo, mos u fut në konflikt me mu se të nxjerr ndonjë emër, jam dhëndë në Shkodër, por më vjen keq për dikë atje. Keni një juntë ushtarakësh që po e drejtoni sipas interesave tuaja. Sa i përket familjes Rasha, ata u treguan dibranë të vërtetë. Ka qenë e droguar atë natë gjithë skuadra policore. Ju jeni gjithë vrasës, na keni vrarë 77 vite e nuk do keni shanse të na vrisni më.”,

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *